Ndeshja ndaj Kosovës, lojtari i Sllovakisë: Nuk e njoh shumë, por mund të na vështirësojë punën

Sllovakia përballet me Kosovën në mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Për këtë takim ka folur mesfushori i sllovakëve, Laszlo Benes.

“Pas disa javësh kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Të gjithë e dimë për çfarë po luajmë. Kosova është një kundërshtar i panjohur për ne, kundër të cilit nuk kemi luajtur më parë”, ka thënë fillimisht Benes.

“E di që ata kanë humbur vetëm një herë në 10 ndeshjet e fundit dhe padyshim që do të jenë një kundërshtar i vështirë dhe i pakëndshëm”.