Kosova,orët e fundit për Presidentin/ Gashi: Kushtetuta e Kosovës, qëllimi i kompromisit përballë paaftësisë së partive për konsensus
Presidentja Vjosa Osmani ka hedhur në tryezë propozimin për ndryshime kushtetuese që lejojnë zgjedhjen e Presidentit direkt nga qytetarët.
Analisti Shkelzen Gashi shpjegon se kjo lëvizje vjen pasi partitë politike opozitare dështuan për javë të tëra pas zgjedhjeve të fundit për të gjetur një zgjidhje.
"Kushtetuta e Kosovës, e hartuar nga ndërkombëtarët, kishte për qëllim kultivimin e kompromisit, por realiteti politik ka treguar se partitë nuk janë të afta për konsensus.
Zgjidhja më e mirë mbetet që qytetari të vendosë vetë se kush duhet të jetë në krye të shtetit, duke shmangur pazaret e dhomave të mbyllura që kanë karakterizuar politikën kosovare deri më tani."
Megjithatë, pas refuzimit të Jasharit për t'u përfshirë në garë, opozita dështoi të propozonte një figurë tjetër unifikuese.
Analisti Gashi kritikon LDK-në dhe PDK-në që kërkuan 'marrëveshje politike' pa treguar se çfarë përmbante ajo – a donin postin e presidentit apo ndarje ministrish?
Kjo mungesë transparence dhe iniciative çoi në situatën aktuale ku Glauk Konjufca ose Vjosa Osmani mbeten opsionet kryesore, duke e çuar vendin drejt idesë së zgjedhjes direkte.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
