KONKURS BUKURSHKRIMI "FAIK KONICA"/ Nxënësit nga klasa e parë deri te e katërt provojnë aftësitë në shkrim

Shkolla 9-vjeçare jo publike “Faik Konica”  vjen me një konkurs për bukurshkrimin, që synon të nxisë tek nxënësit dashurinë për shkrimin e bukur dhe të rregullt në një kohë kur shkrimi I dorës rrezikohet nga përdorimi I teknologjisë

Imagjinatë, kopjim dhe diktim, ishin kategoritë ku nxënës nga klasa e parë deri në klasën e katërt provuan aftësitë dhe dijen në të shkruarin e gjuhës amë.

Çmimin e parë “Gërma e Artë”, si dhe çmimin e Përqendrimit, e fitoi Mabel Firaj, nxënëse e klasës së tretë.

Ndërsa vendin e dytë, me çmimin “Harmonia Grafike”, e rrëmbeu Nita Gabi, nxënëse e klasës së katërt.

Drejtorja e shkollës, Aurela Canaj, shprehu mirënjohje për mbarëvajtjen e aktivitetit, duke theksuar se pritshmëritë e saj u tejkaluan.

Theksoi mesazhin e këtij organizimi të vecantë.

Ky konkurs u konsiderua edhe si një formë motivimi për të ruajtur dhe promovuar traditën e bukurshkrimit të ABC-së.