40-vjetori i “Onufrit”, Miklor Pasku: Muzeu Ikonografik, guri më i çmuar kurorës kulturore e historike të Beratit
Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat ka shënuar 40-vjetorin e hapjes së tij. Për këtë përvjetor, fondit të muzeut iu shtuan edhe katër ikona të restauruara nga Kostandin Zografi dhe familja Çetiri, duke pasuruar koleksionin që sot numëron rreth 170 objekte dhe e bën muzeun një pikë referimi për studiues dhe turistë.
Drejtori i Qendrës Muzeore në Berat, Miklor Pasku, në një intervistë dhënë në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma u shpreh se e gjithë pasuria kulturore dhe historike që përmban Berati sot kulmon me këtë qendër muzeale.
“Nëse kemi Kalanë e Beratit që qëndron si një lloj kurore mbi këtë zonë turistike por dhe vetë Beratit urban dhe modern, ai guri më i çmuar i kësaj kurore është pikërisht Muzeu Ikonografik “Onufri” që qëndron në zemër të kësaj zone”.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”
