HËNA E PARË E PLOTË PËR KËTË VIT/ “Worm Moon” u shfaq në qiellin e Mbretërisë së Bashkuar

Hëna e parë e plotë e pranverës, u shfaq për herë të parë këtë vit në qiellin e Mbretërisë së Bashkuar. Në disa pjesë të botës, ajo që do të quhet Blood Moon përkon me një eklips total hënor.

Hëna e parë e plotë e pranverës, e njohur si “Worm Moon” u shfaq në qiellin e Mbretërisë së Bashkuar të hënën në mbrëmje.

Për vëzhguesit në Azi, Australi dhe disa pjesë të Amerikës, hëna e plotë do të përkojë me një eklips total hënor, duke i dhënë ngjyrë të kuqërremtë.

Hëna do të duket ende e plotë deri të mërkurën, dhe meqë parashikohen kthjellime, do të ketë një tjetër mundësi për ta parë.

Emrat e hënave të plota vijnë nga tradita të lashta, para përdorimit të kalendarëve modernë. Ato ndihmonin njerëzit të shënonin ndryshimet e stinëve dhe zakonisht lidhen me ngjarje sezonale.

Hëna e plotë e marsit quhet “Worm Moon” sepse në këtë periudhë krimbat e tokës fillojnë të dalin nga dheu ndërsa moti ngrohet në pranverë.

Në disa pjesë të tjera botës ku do të ndodhë eklipsi, do të quahet “Blood Moon”, Hëna e Gjakut.

Efekte

Nëse moti nuk ju lejon ta shihni këtë herë, hëna e ardhshme e plotë do të jetë më 1 prill Pink Moon, e ndjekur nga Floëer Moon më 1 maj.

Maji do të ketë gjithashtu një Hënë të dytë të plotë më 31 maj, e njohur si “Blue Moon”, një fenomen që ndodh rrallë.