Kompozitori i mirënjohur Naim Gjoshi së shpejti me një këngë të re për këngëtarin Luiz Ejlli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2026, 14:17
Kompozitori i njohur shqiptar i këngëve patriotike dhe artistike, Naim Gjoshi, pritet të vijë shumë shpejt me një projekt të ri muzikor.
Burime pranë artistit bëjnë me dije se Gjoshi po punon për realizimin e një kënge të dedikuar për këngëtarin e njohur Luiz Ejlli, një nga emrat më të komentuar të muzikës shqiptare vitet e fundit.
I njohur për krijimet e tij me frymë atdhetare dhe për kontributin e gjatë në muzikën shqiptare, Naim Gjoshi ka firmosur ndër vite dhjetëra këngë që janë kthyer në himne për publikun.
