Nga shitëse në Gucci tek yll global, rrugëtimi frymëzues i Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez ka ndarë së fundmi në Instagram një seri fotosh nostalgjike, përfshirë një imazh të saj nga 10 vjet më parë, kur punonte si asistente shitjesh në dyqanin e Gucci në Madrid.

Postimi thekson fillimet e saj modeste dhe rrugën e jashtëzakonshme drejt suksesit.

Në vitin 2016, gjatë punës në dyqan, ajo u takua me Cristiano Ronaldon, një takim që ndryshoi përgjithmonë jetën e saj. Sot, Georgina është modele e suksesshme, influencuese globale, nënë e përkushtuar dhe protagoniste e serialit të Netflix “I Am Georgina”.

Në vitin 2026, ajo vazhdon të shfaqet në evente dhe sfilata të Gucci-t, duke ruajtur një lidhje emocionale me markën që e shënoi fillimin e karrierës së saj.

Përveç Gucci-t, Georgina ka bashkëpunuar edhe me Prada dhe Chanel, ndërsa raportimet tregojnë se çifti po planifikon martesën këtë vit.