"Irani po kërkon rrugëdalje"/ Beqa për krisjet Izraelit-SHBA-Iran: Për të nisur l*ftë duhet një palë, për paqe duhen të dyja
Në një lidhje direkte për Ora News ka qenë politologu Mentor Beqa, i cili komentoi zhvillimet e fundit në konfliktin mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izrael dhe Iran, duke e cilësuar situatën të paparashikueshme dhe pa një rrugëdalje të qartë.
Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për ta paraqitur situatën nën kontroll, dinamika në terren mbetet faktori kryesor që do të përcaktojë hapat e ardhshëm.
“Gjendemi në kushtet ku është e vështirë të parashikohet se si do të dilet nga ky konflikt. Do të jetë situata në terren ajo që do të diktojë çdo rrugëdalje.”- tha ai.
Beqa u ndal edhe te mungesa e një strategjie të qartë për përfundimin e luftës nga palët që e nisën atë.
“Deri tani nuk kemi një strategji dalje as nga Shtetet e Bashkuara dhe as nga Izraeli. Për të nisur një luftë mjafton njëra palë, por për ta mbyllur duhen të dyja. Do të jetë shumë e rëndësishme të shohim si do të veprojë Irani për të kuptuar rrugëdaljen.”- shtoi politologu.
Ai vlerëson se veprimet e Teheranit në ditët dhe javët në vijim do të ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e përshkallëzimit ose në mundësinë e de-eskalimit të konfliktit, duke e bërë Iranin një aktor kyç në këtë fazë të krizës.
Ndiqni intervistën e plotë:
