Parashikimi i motit për sot dhe nesër (27-28 Shkurt 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Veriore dhe Balltiku paraqiten me reshje të dendura shiu e dëbore. Qendra dhe brigjet veriperëndimore me rrebeshe, stuhi ere dhe breshër. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit, përfshirë gadishullin Iberik, Ballkanin dhe Peloponezin, dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të pakta, më të dendura në Lindje. Pasditja sjell shtim gradual të vranësirave, më të dukshme në Veri e Verilindje gjatë natës, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 20°C. Era fryn jugore deri 28 km/h, deti i qetë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Britania e Madhe dhe pjesë të Europës Qendrore do te jene nën ndikimin e një cikloni me reshje shiu dhe erëra të forta.. Ndërsa pjesa tjetër e Europës, përfshirë gadishullin Iberik, Ballkanin, brigjet e Egjeut dhe Detin e Zi, paraqitet me mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Kthjellime më të theksuara do te3 priten në bregdet dhe Jug, ndërsa pjesa tjetër me alternime vranësirash. Pasditja sjell shtim të vranësirave, më të dukshme në Veri dhe Qendër, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 19°C. Era fryn deri 30 km/h, me dallgëzim 1 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.
