TIFOZËT RRËZOJNË MESSIN NË FUSHË/ Fansat hynë në fushë për të bërë foto me Messin duke shkaktuar kaos

Ndeshja miqësore mes Inter Majemit dhe klubit ekuadorian Independiente përfundoi në kaos. Disa tifozë hynë në fushë për të bërë foto me Messin, me argjentinasin që përfundoi i rrëzuar në fushë.

Lionel Messi u rrëzua përtokë jo nga një mbrojtës sic ndodh shpesh, por nga tifozët. Ky incident ndodhi në miqësoren mes Inter Majemit dhe klubit ekuadorian Independiente. Episodi ndodhi në minutën e 89-të të ndeshjes.

Pak para fishkëllimës së fundit, një grup tifozësh vrapuan në fushë. Dy prej tyre arritën t'i afroheshin Messit për të bërë foto, por ata nuk arritën të bënin një selfie.

Kur tifozi e përqafoi Messin nga mbrapa, një oficer sigurie u përpoq ta tërhiqte. Gjatë këtij momenti, edhe Messi u rrëzua në tokë.

Reagimi i tifozëve tregoi vetëm çmendurinë e Messit në Porto Riko. Argjentinasi mori duartrokitje të forta pasi hyri në ndeshje në pjesën e dytë. Stadiumi gjithashtu jehonte nga brohoritjet e forta sa herë që ai prekte topin.

Argjentinasi arriti të kthejë në gol një penallti duke i dhënë fitoren Inter Majemit në këtë miqësore.

Sfida miqësore me ekipin ekuadorian ishte planifikuar më 13 shkurt por u shty. Ndërsa Mesi me shokë duhet të fokusohet në kampionat, aty ku të dielën do të ndeshet me Orlando Sitin.

Inter Majemi synon fitoren e parë të sezonit dhe për të lënë pas disfatën ndaj  Los anxhelos një javë më parë