KANCELARI MERZ VIZITË NË KINË/ Nga Pekini nënvizon potencialin ekonomik dhe sfidat në marrëdhënie
Kancelari Gjerman Friedrich Merz mbërriti të mërkurën në Beijing për vizitën e tij të parë zyrtare në Kinë që nga marrja e detyrës, duke e përshkruar mardhënien midis dy fuqive ekonomike si thelbësore dhe duke kërkuar ‘rivendosje’ të lidhjeve bilaterale në një kohë sfidash globale dhe tregtare.
Merz u takua me Kryeministrin e Kinës, Li Qiang ku theksoi rëndësin e një bashkëpunimi ekonomik të thelluar dhe të drejtë.
Ai theksoi se Gjermania i jep rëndësi të madhe ruajtjes së shkëmbimeve intensive tregtare me Kinën partnerin e saj më të madh tregtar vitin e kaluar.
Në fjalën e tij Merz tha se bashkëpunimi duhet të jetë i balancuar, i besueshë dhe i drejtë, duke shtuar se komunikimi i hapur është kyc për tejaklimin e sfidave dhe për zhfrytëzimin e potencialit të madh ekonomik midis dy vendeve.
Ndërkohë zyrtarët Kinezë theksuan rëndësinë e tregëtisë së lirë, duke e paraqitur Pekinin si një partner stabil ekonomik dhe duke iu referuar sfidave tregtare në nivel global, përfshirë tensionet me Shtetet e Bashkuar.
Vizita e Merz vjen në një kohë kur tregtia dyypalëshe përballet me një hendek në rritje, me importet Gjermane nga Kina shumë të larat se eksportet e saj, gjë që ka nxitur shqetësime në sektorë të rëndësishëm industrial.
Gjithashtu fushat për tëforcuar lidhjet ekonomike shfaqet ndërkohë që udhëheqës të tjerë perëndomorë kanë bërë vizita të ngjashme në Pekin këtë vit, duke reflektuar një lëvizje më të gjerë diplomatike drejt rikonstruktimit të mardhënieve me Kinën.
