FOTO/ Fjalimi i Trump mbi gjendjen e Kombit, ja si ishte veshur Zonja e Parë e SHBA
Me një stil serioz dhe profesional u paraqit Melania Trump në fjalimin për Gjendjen e Unionit, duke zgjedhur një kostum gri të errët të shtëpisë së modës Dolce & Gabbana, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Zonja e Parë veshi pantallona antracit me prerje të gjerë dhe një xhaketë të të njëjtit brand italian, të kombinuara me një këmishë të bardhë pambuku, ndërsa pamjen e kompletoi me këpucë gri nga Manolo Blahnik.
Melania Trump ka zgjedhur në mënyrë të përsëritur krijime të shtëpisë Dolce & Gabbana, pavarësisht reagimeve që kompania ka hasur herë pas here. Ajo kishte veshur gjithashtu një xhaketë dopiopetto në stil smoking nga i njëjti brand edhe në fotografinë e saj zyrtare presidenciale.
Gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj, Donald Trump, Zonja e Parë ka preferuar shpesh veshje me “linja të rrepta” dhe profesionale, duke zgjedhur në shumë raste kostume njëngjyrëshe.
Javën e kaluar, gjatë prezantimit të fustanit të saj zyrtar në një ekspozitë të muzeut Smithsonian Institution, Melania Trump foli për interesin e saj personal për modën dhe procesin krijues.
“Personalisht, e shijoj gjithë procesin e dizajnimit, nga fillimi deri në fund”, deklaroi ajo të premten. “Kërkon kohë, është i ngadaltë, por rezultati përfundimtar është gjithmonë magjik.”

