Mbajti një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” kur Trump hyri në Kongres, demokrati nxirret nga salla
Përfaqësuesi demokrat i Teksasit, Al Green, u përjashtua nga Kongresi për shkak se mbajti lart një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”, ndërsa Donald Trump hyri në sallë për fjalimin e tij mbi Gjendjen e Kombit.
Fillimisht, përfaqësuesi republikan Steve Scalise u përpoq të hiqte tabelën e Green dhe pak më vonë përfaqësuesit demokrat iu urdhërua të dilte jashtë ndërsa republikanët brohorisnin “SHBA, SHBA”.
Posteri i Green kishte për qëllim të protestonte ndaj një videoje që Trump postoi së fundmi, në të cilën Barack dhe Michelle Obama portretizoheshin si majmunë.
Pas trazirës, presidenti amerikan “e hoqi” postimin kontrovers, por nuk kërkoi falje për postimin e tij, i cili gjithashtu i mërziti anëtarët e partisë së tij. Trump më pas pretendoi se videoja ishte postuar aksidentalisht nga një bashkëpunëtor i tij dhe se ai vetë “nuk e kishte parë” videon me familjen Obama në tërësi.
