VIDEO/ Këngëtari i njohur e gjen emrin e vet në menu dhe përfiton pijen falas, videoja bën 'xhiron' e rrjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 10:43
Një marketing i zakonshëm në një kafene u kthye në moment viral kur brenda hyri papritur ylli i popit Ricky Martin.
Lokali kishte shkruar emrin e tij në një tabelë që thoshte se ofronte pije falas për të, si ide marketingu për rrjetet sociale, pa e menduar se këngëtari do të paraqitej realisht për ta shfrytëzuar ofertën.
Sipas menaxherit të lokalit, atmosfera ndryshoi menjëherë sapo klientët kuptuan se këngëtari po priste në radhë.
Martin e shijoi situatën, bëri foto me fansat dhe bisedoi me stafin, duke e kthyer vizitën e shkurtër në një moment të paharrueshëm.
Videot e takimit u përhapën me shpejtësi në rrjet, duke i dhënë lokalit një reklamë shumë më të madhe se çdo fushatë e planifikuar.
