Princi William dhe Kate marrin pjesën në Çmimet BAFTA! Ja kush janë favoritët e edicionit të 79-të të kinemasë britanike

Ceremonia e 79-të e ndarjes së çmimeve BAFTA, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinemasë britanike dhe shpesh pararendëse e Oscarëve, u zhvillua në prani të shumë emrave të njohur të filmit dhe familjes mbretërore.

Në tapetin e kuq parakaluan yje si Leonardo DiCaprio, Emma Stone, Timothee Chalamet, Paul Mescal dhe Jesse Buckley. Të pranishëm ishin edhe Princi dhe Princesha e Uellsit, Prince William dhe Catherine Princess of Wales, në një javë të vështirë për familjen mbretërore britanike.

Ceremonia u mbajt në qendrën kulturore Southbank, në brigjet e lumit Tamiz, me moderator aktorin Alan Cumming.

Mes favoritëve kryesorë ishte filmi amerikan “One Battle After Another” i Paul Thomas Anderson, i nominuar për 14 çmime dhe me gjasa të shpallet fituesi i madh i mbrëmjes. Pas tij renditet filmi muzikor-horror “Sinners” i Ryan Coogler, me 13 nominime.

Një tjetër pretendent i fortë është drama “Hamnet” e regjisores Chloé Zhao, e cila trajton dhimbjen e Agnes dhe William Shakespeare pas vdekjes së djalit të tyre.

Filmi garon për 11 çmime dhe fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Toronto shtatorin e kaluar. Jesse Buckley konsiderohet favorite për çmimin e aktores më të mirë, ndërsa Paul Mescal ka gjasa për rolin dytësor më të mirë mashkullor.

Ceremonia e këtij viti konfirmon edhe një herë rolin e BAFTA-s si një tregues i rëndësishëm për garën drejt Oscarëve, me disa prej filmave në konkurrim që kanë marrë tashmë nominime rekord në Hollywood.