DETAJET/ Shqiptari i vr*rë nga dy vajza në Angli, nipi i këngëtares së njohur
Këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi, e njohur si Ganja, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka humbur nipin e saj, Lorik Abazi, 22 vjeç, i cili u vra gjatë një sherri me thikë në Angli.
Përmes një mesazhi prekës në Instagram, Ganja ka shprehur dhimbjen e saj: “Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë. Jeta shpeshherë është e padrejtë dhe godet aty ku dhemb më së shumti. Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem. Ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe”.
Sipas BBC, Abazi, shqiptar i Kosovës, u gjet fillimisht i plagosur me thikë në Parkun Tregtar Valley në Hesterman Way rreth orës 01:15 të mëngjesit të dielës. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetojë.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar 3 persona, dy vajza, të dyja 25-vjeçare, dhe një burrë 28-vjeçar. Njëra nga vajzat është liruar me kusht.
Sipas raportimeve, përveç 3 të rinjve, janë arrestuar edhe katër të tjerë mes të cilëve dyshohet të ketë pasur një përleshje.

