“Është vetëm një…”/Cynthia Erivo sqaron spekulimet për romancën me Ariana Grande

Cynthia Erivo ka folur hapur për thashethemet që e lidhin me Ariana Grande  pas një miqësie shumë të afërt mes tyre gjatë turneve për shtyp të Wicked dhe vazhdimit të saj Wicked: For Good. Pamjet e tyre duke mbajtur duart së bashku nxitën spekulime për një lidhje romantike. “Në fillim, mendoj se njerëzit nuk e kuptonin se si ishte e mundur që dy gra të jenë shoqe të ngushta dhe jo të dashura”, tha Erivo për Stylist.

“Nuk kam folur kurrë për këtë, por kishte një magjepsje të çuditshme me ne të dyja, ku njerëzit ose mendonin se po e bënim për kamerat ose se ishim të dashuruara”. Ajo shtoi se lidhjet emocionale midis grave shpesh keqkuptohen: “Mendoj se kjo ndodh sepse ka shumë pak biseda rreth miqësisë platonike femërore që është e thellë dhe reale, edhe pse ekziston kudo. Nuk jemi mësuar ta shohim atë në kamera, para njerzve.

Ajo pranoi se gjatë eventeve ndan shpesh kontakt fizik për të shprehur mbështetje dhe energji: “Po, po. Kanalizoj shumë energji përmes duarve të mia. Dhe kështu gjithmonë mbaj një dorë”, tha ajo në podcastin Good Hang me Amy Poehler. Miqësia e tyre u forcua edhe gjatë një incidenti gjatë premierës së Wicked: For Good Asia-Pacific në Singapor, kur Erivo ndërhyri për të mbrojtur Grandes nga një fans i tërbuar.