FOTO/ Këngëtarja kosovare publikon humbjen e hidhur, ndan postimin e trishtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 19:54
Një lajm i hidhur ka tronditur sot familjen e këngëtares së njohur të muzikës popullore kosovare, Ganimete Abazi.
Artistja, e cila zakonisht përcjell gëzim përmes muzikës së saj, ka ndarë me ndjekësit dhimbjen më të madhe, duke njoftuar ndarjen e parakohshme nga jeta të nipit të saj, Lorikut.
Përmes një postimi prekës në llogarinë e saj në Instagram, Ganimetja ka shprehur dhimbjen dhe revoltën ndaj fatit të pamëshirshëm.
Ajo ka ndarë një fotografi bardh e zi të të riut dhe ka reflektuar mbi padrejtësinë e jetës dhe goditjen e saj të papritur, duke prekur thellë zemrat e ndjekësve.
“Jeta po dijka shpeshherë të jetë e padrejtë dhe të godasë aty ku dhemb më së shumti.”

