Ndërron jetë legjenda e kinemasë dhe ylli i “The Godfather” në moshën 95-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 19:32
Aktori i njohur amerikan Robert Duvall, i cili u bë i famshëm për rolet e tij në filmat kult si The Godfather dhe Apocalypse Now, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.
Duvall konsiderohej një nga figurat më të shquara të kinemasë botërore, ndërsa interpretimet e tij në disa prej prodhimeve më të rëndësishme të historisë së filmit e bënë atë një emër të pavdekshëm në artin e aktrimit.
