Sllovakia dhe SHBA bashkëpunim për energjinë bërthamore për të shmangur varësinë nga Rusia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Sllovakia synojnë të thellojnë bashkëpunimin në përdorimin civil të energjisë bërthamore, me qëllim uljen e varësisë së vendit anëtar të BE-së dhe NATO-s nga energjia ruse.
Kështu deklaruan në kryeministri sllovak Robert Fico dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Muajin e kaluar, kryeministri Fico, i cili drejton një qeveri me prirje nacionaliste të majtë, nënshkroi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në Uashington.
Sipas tij dhe Rubios, bisedimet në vijim me kompaninë amerikane “Westinghouse” për ndërtimin e një reaktori të pestë bërthamor në Sllovaki pritet të përfundojnë me nënshkrimin e kontratës vitin e ardhshëm.
Në takime u theksua gjithashtu angazhimi i përbashkët për forcimin ushtarak të NATO-s, përveç çështjeve ekonomike.
Sllovakia është e gatshme të kontribuojë përmes armatosjes së mëtejshme, përfshirë blerjen në vijim të avionëve luftarakë amerikanë “F-16”, i garantoi pala sllovake sekretarit Rubio.
Rubio mbërriti sot në Bratislavë nga Konferenca e Sigurisë në Mynih.
Ai u prit fillimisht në aeroport nga ministri i Jashtëm Juraj Blanar dhe më pas u takua me presidentin sllovak Peter Pellegrini.
Në mbrëmje, ai pritet të vazhdojë vizitën në Hungari.

