Sërish s*lme ajrore ndaj Rripit të Gazës/ Mbeten 11 viktima palestinezë

Izraeli ka kryer sulme ajrore në të gjithë Rripin e Gazës të dielën, duke vrarë të paktën 11 palestinezë.

Sipas mediave të huaja, lajmin e bënë të ditur zyrtarët palestinezë, ndërkohë që ushtria izraelite e quajti atë një përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit nga grupi militant palestinez Hamas.

Mjekët në Gaza thanë se një sulm ajror izraelit në një kamp me tenda që strehonte familje të zhvendosura vrau të paktën katër persona, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë thanë se një tjetër sulm vrau pesë persona në Khan Younis në jug dhe një person tjetër u qëllua për vdekje në veri.