"Ka ende follow ish-in”, Bruno Shemsho zbulon prapaskenat e Brikenës në BBV
Ish-konkurrenti i "Përputhen", Bruno Shemsho ka komentuar zhvillimet e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, gjatë një interviste televizive, duke u ndalur te raporti mes banorëve Brikena dhe Mateo.
I pyetur nëse Brikena mund të ketë një lidhje jashtë shtëpisë që e bën të stepet, apo nëse thjesht nuk e pëlqen Mateon, Shemsho u shpreh se priret të besojë variantin e dytë.
“Unë po e marr të mirëqenë që ajo thjesht nuk e ka qejf. Pastaj se çfarë ka jashtë nuk e di, kam parë shumë lajme që flasin për një lidhje të mundshme”, u shpreh ai.
Shemsho shtoi se ekziston edhe një element që, sipas tij, ngre pikëpyetje.
“Di një fakt: një ish me të cilin ajo ka pasur marrëdhënie, ajo e ka ende ‘follow’ në rrjetet sociale, kështu që edhe kjo është pak pikëpyetje”, tha ai.
I pyetur nëse bëhet fjalë për një personazh publik, Shemsho e mohoi këtë mundësi.
“Jo, nuk është personazh publik. Thjesht ma treguan që është ish-i i saj. Por në thelb, ajo thjesht nuk e ka qejf Mateon, kjo është e gjitha”, përfundoi ai.

