I varur nga bota virtuale? Ja pse është i rëndësishëm detoksi nga rrjetet sociale

Je në autobus, mësim, punë, madje apo në makinë dhe kontrolloni rrjetet e tua sociale? Nuk është çudi, kjo pamje është e njohur, për ata që janë “hipnotizuar” me botën virtuale. Toksiciteti siç e përshkruajnë ekspertët me rrjetet sociale, po i largon njerëzit nga realiteti.

Studimet tregojnë se koha mesatare e përdorimit të rrjeteve sociale është 1 orë e 48 minuta në ditë.

Edhe pse varësia nga telefonat inteligjentë nuk njihet si diagnozë në Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një numër në rritje studimesh nxjerrin në pah efektet negative të mediave sociale. Këtu përfshihen çrregullimet e gjumit, ankthi, depresioni, impulsiviteti dhe izolimi.

Më pak kohë para ekranit

Sugjerimi i parë lidhet me kohën që i dedikoni rrjeteve sociale, ndaj vendosni sa kohë do të përdorni rrjetet sociale në ditë. Një herë në mëngjes dhe një herë në darkë, janë doza e mjaftueshme për të mos rënë pre e kësaj joshje virtuale.

Dozimi i kohës ju ndihmon të mos rrini vazhdimisht para ekranit, sepse nëse hyni në këtë univers, nuk do të dilni lehtë. Vendosni një orar dhe një minutazh të caktuar, duke ju referuar kohëmatësit të telefonit që tregon sa kohë shpenzoni në rrjetet sociale. 

Zgjedhjet e duhura 

Kur e keni të pamundur këtë ‘divorc”, së pari vendosni të bindni veten se duhet të bëni zgjedhjen e duhur. Klikoni listen e faqeve që ndiqni dhe ulni numrin e atyre që ju lidhin më një arsye për të hapur aplikacionin. A është e vështirë? Po! Mos e bëni sepse thjesht duhet bërë, pa pasur një qëllim.

Pak muajsh një mik më tha: E ndërrova telefonin tim inteligjent me një telefon të thjeshtë, për t’u shkëputur nga rrjetet sociale – por nuk ja dola. Ribleva një të ri pas një jave. Ky kalim bëhet i vështirë kur vuan nga varësia. 

Jetë e re

Zgjidhja ideale për një jetë të re është të hiqni aplikacionet e rrjeteve sociale nga telefoni, rrjedhimisht do të frenoni varësinë nga mediat sociale. Kur kjo nuk ndodh, shmangni lidhjen tuaj me botën dhe njërëzit përmes këtyre aplikacioneve. Së pari: postoni më pak, mos kontrolli Like-t dhe Komentet.

Së dyti: mos kontaktoni më përmes inbox-it të rrjeteve sociale, por me një mesazh me tekst ose telefonon.

E treta: Mbyllni komandën e njoftimeve nga rrjetet sociale, pasi ato shpesh ju shpërqendrojnë. Mos ndani fotot që bëni në rrjetet sociale gjatë kohës së detoksifikimi – duke bindur veten se do t’i postoni më vonë. Pas javës së parë, do të filloni të ndieni aspektet pozitive. Do të zgjoheni të çliruar nga detyrimi për t'iu përgjigjur menjëherë mesazheve ose nga detyrimi për të pëlqyer, ose komentuar,