Trump paralajmëron Iranin: Kemi opsione edhe përtej diplomacisë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi mbrëmjen e sotme se presidenti amerikan Donald Trump po ndjek nga afër bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat pritet të zhvillohen të premten në Oman, për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje me Teheranin.

Duke folur përpara negociatave, Leavitt lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit, duke theksuar se presidenti Trump ka në dispozicion alternativa edhe përtej rrugës diplomatike.

“Do të doja t’i kujtoja regjimit iranian se Presidenti Donald Trump ka shumë opsione në dispozicion, përtej diplomacisë, si komandant suprem i ushtrisë më të fuqishme në historinë e botës”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.