Miranda Kerr flet për marrëdhënien me Orlando Bloom

Miranda Kerr bëri komente të rralla mbi martesën e saj të mëparshme me aktorin Orlando Bloom gjatë një interviste në podkastin We Need to Talk.

Duke folur për rritjen e djalit të tyre Flynn, 15 vjeç, Kerr pranoi se marrëdhënia e tyre dikur “nuk nxirrte më të mirën nga njëri-tjetri”. Pasi u ndanë pas tre vjetësh martese, ata u përqendruan gjithmonë tek interesi më i mirë i djalit. Kerr tha se ata punuan për të “falur njëri-tjetrin tërësisht” dhe për të “bërë paqe”, sepse mbajtja e inatit ndaj një personi tjetër është e lodhshme dhe e rraskapitshme.

Ajo gjithashtu dha një përditësim mbi miqësinë e tyre sot, duke ndarë edhe një shkëmbim mesazhesh për ditëlindjen e Bloom:

“Orlando dhe unë jemi miq të mirë. I dërgova urimet për ditëlindje dhe ai më falenderoi për mënyrën se si jam një nënë e mrekullueshme për Flynn dhe një mike e mirë për të. E njëjta gjë vlen edhe për të.”

Kerr shtoi se ata takohen shpesh dhe gjithmonë kanë pasur një bazë të fortë miqësie dhe respekti.

Duke reflektuar mbi fillimet e marrëdhënies së tyre, që nisi pas prezantimit nga Rosie Huntington-Whiteley, Kerr kujtoi si paparacët hynë menjëherë në jetën e saj:

“Një ditë bëra shenjë me gishta ndaj tyre sepse ndiheshe e frustruar që nuk mund të bëja gjërat normale të përditshme.”

Që nga viti 2017, Kerr është martuar me Evan Spiegel, CEO dhe bashkëthemelues i Snap Inc. Ata kanë tre fëmijë: Hart (lindur në maj 2018), Myles (tetor 2019) dhe Pierre (shkurt 2024).

Megjithatë, ajo mbetet mbështetëse edhe ndaj Bloom, përfshirë kur aktori u nda nga Katy Perry, me të cilën ka një vajzë, Daisy, 5 vjeç.

“Ne jemi një familje e madhe dhe e lumtur. Katy është e mrekullueshme, dhe Orlando gjithashtu,” tha Kerr.