FOTO/ Çfarë po ndodh me yllin e "Magic Mike"? Aktori i famshëm përfundon në spital: Kjo do jetë e vështirë

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Channing Tatum, ka zbuluar se po përgatitet për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka pësuar një dëmtim serioz në shpatull.

Mbrëmjen e djeshme, 45-vjeçari publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto bardhë e zi, ku shfaqej i shtrirë në një ambient mjekësor, i veshur me rroba spitali. Krahas fotos, Tatum shkroi:

“Thjesht një ditë tjetër. Një sfidë tjetër. Kjo do të jetë e vështirë. Por s’ka problem. Le ta përballojmë.”

Postimi i tij ngjalli menjëherë reagime dhe mbështetje nga fansat në mbarë botën

Channing Tatum kishte zbuluar më herët, në shtator, se ishte lënduar gjatë xhirimeve të filmit të ri “Avengers: Doomsday”.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dëmtimi aktual i shpatullës lidhet drejtpërdrejt me atë incident apo nëse bëhet fjalë për një problem të ri shëndetësor.

Aktori, i njohur për rolet e tij në filma si “Magic Mike”, “21 Jump Street dhe Step Up”, është përballur më parë me sfida fizike për shkak të roleve të tij intensive.

Fansat dhe kolegët i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, duke i uruar shërim sa më të shpejtë pas operacionit.

Pavarësisht situatës shëndetësore, Channing Tatum është shfaqur optimist dhe i vendosur për t’u rikuperuar sa më shpejt.

Aktori njihet për disiplinën dhe përkushtimin e tij ndaj roleve fizike, ndaj pritet që pas ndërhyrjes kirurgjikale të ndjekë një proces intensiv rehabilitimi.

FOTO/ Çfarë po ndodh me yllin e "Magic Mike"? Aktori i