"Sëmundja e veshkave është 'e heshtur'"/ Duli: Nuk kemi paralajmërime për dëmtimet që zhvillohen brenda organizmit tonë

Në studion e OraNews ka qenë nefrologia, Marsida Duli e cila ka folur për mënyrën se si shfaqet sëmundja e veshkave në organizmin tonë. 

Ajo ka shpjeguar se nuk ka një shenjë paralajmëruese të dëmtimit të veshkave, pra mjekja e përshkruan si një sëmundje të "heshtur".

“Është fatkeqësisht e vërtetë që përkujdesi ndaj shëndetit nuk është se merr vëmendjen maksimale, për secilin nga ne.

Për të vetmin fakt që ne mendojmë se mungesa e dhimbjes është e barabartë me shëndet të plotë. Qytetarët mendojnë se po nuk kanë ankesa të mirëfillta në organizmin e tyre, çdo gjë është në rregull.

Mendojnë se nuk kanë nevojë për një përkujdesje shëndetësore.

Janë pikërisht sëmundjet që lindin dhe zhvillohen në mënyrë të heshtur.

Problematika kryesore në rastin konkret e veshkave, nuk na ‘paralajmërojnë’ që erdhëm.

Nuk na ‘paralajmërojnë’ që po zhvillohet diçka ose që po ndodh një ndryshim në organizmin tonë.

Në përgjithësi, sëmundjet e veshkave janë sëmundje të ‘heshtura’.

Faktorët e sëmundjeve të veshkave, veprojnë në mënyrë të ‘heshtur’.

Pasojat janë deri në dëmtim të funksionit dhe deri në humbjen, në një vendosjen e një terapie zëvendësuese.”