Sydney Sweeney "thyen" heshtjen për ndarjen: Kisha 7 vite e gjysëm e lidhur...

Sydney Sweeney u ka dhënë fansave një pasqyrë të rrallë mbi lidhjen e saj “shumë private” me ish-të fejuarin Jonathan Davino.

“Isha në një lidhje për një kohë shumë të gjatë, për shtatë vjet e gjysmë, dhe nuk kam folur kurrë publikisht për të. Kam qenë shumë private,” u shpreh aktorja 28-vjeçare për Cosmopolitan, në një intervistë të publikuar të enjten.

“Askush nuk na shihte kurrë bashkë. Mendoj se është e rëndësishme të kesh disa gjëra vetëm për veten.”

Aktorja e serialit “Euphoria” u fejua me Davinon në mars të vitit 2022, por çifti i dha fund fejesës dhe u nda përfundimisht në mars të vitit 2025.

Sipas burimeve për Us Weekly, në atë kohë çifti po përballej me “probleme serioze” në marrëdhënie, të cilat çuan në ndarje.

Thuhet se Sweeney ishte “jashtëzakonisht e zënë” me angazhimet profesionale dhe “nuk mund ta përballonte stresin” e organizimit të dasmës.

Në maj, aktorja e filmit “Anyone But You” tregoi se po e shijonte jetën si beqare.

“Po mësoj shumë për veten time, po kaloj më shumë kohë me shoqet e mia. Dhe po e shijoj,” tha ajo për Sunday Times, duke konfirmuar statusin e saj sentimental.

Në intervistën për Cosmopolitan, Sweeney foli edhe për tiparet që kërkon te partneri ideal.

“Sportiv, energjik dhe me humor. Unë jam një vajzë sportive, ndaj dikush duhet të jetë në gjendje të ngjitet në male me mua, të hidhet me parashutë, të jetë aventurier. Dhe të dojë familjen. Më pëlqen shumë kjo te një burrë,” u shpreh ajo.

Aktorja theksoi gjithashtu pavarësinë e saj:

“Unë jam ‘boss’ në jetën time. Marr kontrollin, ndjek atë që dua. Jam e sigurt në vete dhe e suksesshme. Nuk kam nevojë për një burrë — e kam veten time, një grup fantastik shoqesh dhe një ekip grash të forta. Kjo i frikëson shumë meshkuj.”

“Ajo që më duhet është një person shumë specifik, që të mund ta përballojë botën që vjen bashkë me mua. Kam pasur një burrë që më pëlqente shumë, por ai më tha se nuk mund ta përballonte këtë botë. Është e vështirë.”