Brikena zbulon çfarë kërkon në një lidhje: Kam qejf një person të qetë...

Brikena: Unë si person, vlerat që kam patur nuk ka ndryshuar asgjë. Domethënë vlerat dhe pikëpamjet se si unë i shikoj gjërat nuk kanë ndryshuar, zero. Kanë ndryshuar gjëra të tjera, për shembull çfarë shoh te një mashkull. Në qoftë se kur kam qenë më e re kam shikuar gjëra të tjera, tani shoh gjëra të tjera te një mashkull.

Stenaldo: Si?

Brikena: Ndoshta kam shikuar më shumë pamjen, të folurën, tani shoh gjëra të tjera

“Je e paaftë”/ Kristi i drejtohet Selin: Nuk di të luash, mendoj se ti…

Stenaldo: Si për shembull?

Brikena: Thashë, unë si person parimet dhe vlerat e mia nuk kanë ndryshuar, janë të njëjta. Kanë ndryshuar qëllimet e mia në jetë, kanë ndryshuar komplet. Në ditët e sotme shoh më shumë se sa shkoj me atë person, e shoh shumë më larg, nuk më intereson pamja te një mashkulli. A është kimia, qetësia, nuk më intereson me u duk bukur por që nuk shkojnë dakord, gjëra toksike. Kam qejf një person të qetë, që kur unë jam nervoze ai më qetëson, ose e kundërta. Jo me qenë flakë të dy.