“Egnatia një hap para të gjithëve”/ Lundra: Mendoj se lufta më e madhe për titull do të jetë midis ekipit të Elbasanit dhe Vllaznisë

Gazetari sportiv Dritan Lundra, i ftuar në emisionin “Sport Focus”, ka vlerësuar maksimalisht skuadrën e Egnatias, duke e cilësuar si ekipin që luan futbollin më të bukur në kampionatin shqiptar dhe një hap para rivalëve të saj.

Sipas Lundrës, Egnatia, edhe pse ka ndryshuar lojtarë, ka ruajtur të njëjtën fizionomi loje, duke konfirmuar statusin e saj si dy herë radhazi kampione e Shqipërisë.

Ai shtoi se, brenda nivelit aktual të kampionatit, Egnatia mbetet skuadra më e kompletuar.

Gazetari ka komentuar gjithashtu ringritjen e Vllaznisë, duke nënvizuar se me fillimin e vitit 2026 skuadra shkodrane duket më e vendosur në objektivat e saj dhe sipas tij, lufta më e fortë për titull pritet të jetë mes Egnatias dhe Vllaznisë.

“Në qoftë se do bënim, siç quhet rëndom në gjuhën e futbollit, Egnatia skuadra për tu mundur.

Është dy herë rrjesht kampione e Shqipërisë, pavarësisht se ka ndërruar futbollistë ka ruajtur të njëjtën fizionomi loje.

Për mua bën futbollin më të bukur në kampionatin tonë.

Brenda kuadrit të nivelit të Kampionatit shqiptar, i cili duhet thënë nuk ka ndonjë cilësi të madhe, Egnatia është një hap para të tjerëve.

Më ka ardhur mirë dhe vazhdon të më vijë mirë për një zgjim të Vllaznisë. Sidomos me fillimin e vitit 2026, skuadra duket më e vendosur në objektivat e saj.

Dhe mendoj se midis këtyre të dyjave do të jetë lufta më e madhe.”- tha ai.