REALI “MBRET” NË FINANCA/ Los Blankos arkëtoi mbi 1 miliard euro sezonin e shkuar, ndjekin Barcelona dhe Bayern

Për të tretin vit radhazi, Real Madridi është klubi i futbollit me fitimet më të larta në botë. Los Blankos kanë arkëtuar mbi 1 miliard euro gjatë sezonit të shkuar. Në vendin e dytë është Barcelona me rreth  975 milionë euro të ardhura, ndërkohë që podiumin e plotëson Bayerni i Mynihut që ndodhet në vendin e tretë me rreth  861 milionë euro të ardhura.

Real Madridi  ishte klubi i futbollit me të ardhurat më të larta në botë në sezonin 2024/25, sipas Deloitte. Për të tretin vit radhazi, raporti i “Football Money League” e vendos klubin spanjoll në pozicionin e parë me 1.1 miliardë euro. Kjo është një shifër rekord dhe hera e dytë që ekipi ynë ka tejkaluar një miliard euro në qarkullim.

Deloitte thekson se real madrid gjeneroi 594 milionë euro në të ardhura komerciale, një rritje prej 23%, e nxitur nga shitja e mallrave dhe përfshirja e sponsorizimeve të reja. Përveç kësaj, 233 milionë eurot e regjistruara në të ardhurat e ditës së ndeshjes pritet të jenë shifra e dytë më e lartë e gjeneruar ndonjëherë nga një klub.

Barcelona renditet e dyta në këtë klasifikim. Katalanasit kanë arkëtuar gjatë sezonit të shkuar 975 milionë euro. Këtu nuk përfshihet marrëveshja për shitjen e vende vip na kamp nou. Podiumi plotësohet nga Bayern. Bavarezët kanë arkëtuar sezonin e shkuar 861 milion euro, falë shpërblimeve të Botërorit për klube.

Lista vijon me PSG- që ka grumbulluar 837 milionë euro. Fitimi i champions ligë dhe i 5 titujve të tjerë ka patur një ndikim të madh në financat e francezëve.