KANDITATE PËR OSCAR? Aktorja britanike Wunmi Mosaku në pritje të asaj që përflitet

Aktorja britanike Wunmi Mosaku po përjeton kulmin e karrierës së saj pas suksesit të filmit Sinners, duke u përfolur si kandidate për çmimin Oscar për aktoren më të mirë dytësore. Nga një fillim modest në Mançester deri te projektet e mëdha në Hollywood, ajo ka rrëfyer gjithçka për publiun.

Aktorja britanike Wunmi Mosaku, po përjeton momentin më të rëndësishëm të karrierës së saj ku pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit Sinners po përflitet si kandidate për çmimin Oscar për aktoren më të mirë dytësore.

39-vjeçarja, e cila u rrit në Mançester dhe është vajza e dy emigrantëve nigerianë, rrëfen se askush nuk besonte se ajo do të pranohëhej në Akademinë Mbretërore të Arteve Dramatike të njohur si Rada.

Udhëtimi që i ndryshoi jetën nisi me vetëm 30 paund në xhep për të shkuar nga Mançesteri në Londër dhe për të dhënë audicionin vendimtar.

Pas diplomimit Mosaku ndërtoi një karrierë të qëndrueshme në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të shpërthente ndërkombëtarisht duke fituar një çmim Bafta në vitin 2017.

Më pas ajo u zhvendos në SHBA, ku u bë pjesë e projekteve të mëdha si seriali Loki i Marvel dhe drama We Own This City.

KANDITATE PËR OSCAR? Aktorja britanike Wunmi Mosaku në pritje të

Roli i saj më i fundit në Sinners, një thriller vampirësh i vendosur në Amerikën e viteve 1930 dhe i drejtuar nga Ryan Coogler, e ka ngritur aktoren në një tjetër nivel.

Ajo interpreton Annie-n, një priftëreshë Hoodoo, rol që e ka ndihmuar të rilidhet edhe me rrënjët e saj kulturore afrikane.

Mosaku ka folur hapur edhe për presionin e famës, veçanërisht pas njoftimit të shtatzënisë së saj gjatë sezonit të çmimeve. Ajo thekson se emigrantët shpesh paguajnë një “çmim shpirtëror” për t’u përshtatur, duke hequr dorë nga pjesë të identitetit të tyre.

E pyetur nëse do të rikthehej në Britani për të punuar, aktorja shprehet e hapur, por me një kusht: të mos kufizohet gjithmonë në të njëjtat role stereotipike.

Wunmi Mosaku mbetet një nga emrat më të spikatur të kinemasë së vitit 2025.