Siguria ushqimore/ Vuksani: Shqiptarët hanë ushqim të rrezikshëm para se të njoftohen
Siguria ushqimore mbetet një nga sfidat më madhore për Shqipërinë, jo vetëm për shëndetin e konsumatorëve, por edhe si një kusht i panegociueshëm për integrimin në Bashkimin Europian.
Në një analizë të detajuar të situatës aktuale, në studion e lajmeve në "Ora News", pedagogia, Ana Vuksani, ngreu shqetësime serioze lidhur me funksionimin e institucioneve përgjegjëse, konkretisht Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
"Atëherë, për të thënë se sa të sigurta janë produktet ushqimore, mjaftojnë dy deklarata të Kryeministrit shqiptar.
E para para shtatë ose tetë muajsh, ku në mënyrë eksplicite Kryeministri shqiptar deklaroi që autoriteti përgjegjës, AKU-ja, ka bërë më shumë keq sesa ka mbrojtur konsumatorin për të mos u prekur nga risqet potenciale që shkaktojnë ushqimet.
Kjo ishte deklarata e parë. Dhe deklarata tjetër është para pak ditësh në të cilën tha që në këto kushte që ne kemi sigurinë, pra potencoi sigurinë ushqimore, dhe tha: Në këto kushte që ne jemi, ëë domethënë me sigurinë ushqimore që kemi, ne jemi të pa-integrueshëm.
Pra, nuk ka nevojë të flas më unë. Nuk ka nevojë të thuhet gjë tjetër.
Pra është, me dy deklarata jemi totalisht të pasigurt për ushqimet që ne hamë. Pse e them këtë?
Përveç këtyre, skandalet, tani jemi pak në periudhë pauze, por ëë shumë shumë pak kohë jemi mbas vitit të ri dhe i kemi diskutuar, zinin njëra-tjetrën, ka probleme nga të gjitha llojet.
Dhe kjo vjen si rezultat sepse zinxhiri i kontrollit në fakt çedon totalisht.
Pra çdo hallkë e kontrollit, nga ferma në tavolinë, ka probleme. Dhe kjo vjen si rezultat jo vetëm i reformimit, jo vetëm i strukturave përgjegjëse, por i vetë mënyrës se si është reformuar dhe mënyrës se si kryhet puna nga këto institucione.
Pra sa të aftë janë, janë të realizojnë detyrat për të cilën janë ngritur dhe funksionojnë, le të themi institucione që paguhen me taksat tona, pikërisht për të garantuar të drejtën themelore që ka njeriu, të ushqyerit shëndetshëm.
Dhe a jemi ne ku duhet, për sa kohë mund të shkojmë ne drejt BE-së?
E para njëherë, Kryeministri potencoi sigurinë ushqimore pikërisht për faktin, më besoni, është një nga kapitujt më të vështirë, jo më, po më i vështirë për t'u përmbushur.
Sepse ju thashë, neve kemi probleme shumë të mëdha në të gjitha hallkat e sistemit të garantimit të sigurisë ushqimore.
Një nga këto hallka shumë e rëndësishme është sistemi i gjurmimit.
Pra, ne nuk jemi në asnjë rast, në të gjitha rastet që ne kemi pasur probleme me një risk potencial të shfaqur nga ushqimi, institucionet përgjegjëse, sepse siguria ushqimore ka katër institucione përgjegjëse, kanë dështuar për të gjetur shkakun nga ka ardhur ky problem.
Dhe ky është një problem shumë i madh, sepse ti nuk je në gjendje të parandalosh për herën tjetër.
Dhe shumë shpesh ne jemi përballur me mungesën e transparencës nga institucionet përgjegjëse, edhe pse në fakt informimi i konsumatorit është detyrim ligjor.
Jo vetëm që nuk është bërë, jo vetëm që nuk është njoftuar në kohë reale konsumatori, por në të gjitha rastet është njoftuar mbasi 70, 80 deri 90% e produktit, për të mos thënë 100% në disa raste, është konsumuar nga konsumatorët.
Dhe kjo, ëë përveç pjesës që ka zero garanci për konsumatorin, për sigurinë e ushqimit, kjo ka dhe një problem tjetër, që i mohon konsumatorit të drejtën për të zgjedhur ushqimin që do.
Sepse duke e ditur që cili nga këto subjektet ka probleme, unë detyrimisht do shkoj të blej atje ku produktet mendohen, ose institucionet thonë që janë më të mira.
Janë më të kontrolluara dhe mbas kontrolleve kanë rezultuar që i plotësojnë standardet e legjislacionit kombëtar dhe natyrisht ato minimale europiane", u shpreh Vuksani.

