Shqipëria në hartën botërore të industrisë së bukurisë/ “AFRODITE” sjell standarde
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë pikë referimi për arsimin profesional në fushën e bukurisë dhe estetikës.
Një projekt me përmasa ndërkombëtare, i iniciuar nga Afrodite Academy në bashkëpunim me CMC Itali, synon ta pozicionojë vendin tonë si një nga qendrat kryesore të këtij sektori në nivel global.
Presidenti botëror i CMC Italy, Antonio Blancio, e cilësoi këtë bashkëpunim si një hap strategjik dhe vizionar
Nga ana e saj, drejtuesja e Afrodite Academy, Aferdita, theksoi rëndësinë historike të këtij momenti për institucionin që ajo drejton.
Ky bashkëpunim synon të rrisë standardet dhe profesionalizmin e industrisë së bukurisë në Shqipëri.
Njohja ndërkombëtare e diplomave u hap profesionistëve shqiptarë dyert e tregut europian dhe global.
Afrodite Academy synon ta pozicionojë vendin si një qendër referimi rajonale në këtë sektor.
