Fifi për raportin me Flor Mumajesin: "Pa folur me të, unë nuk i besoj askujt"

E ftuar në "Grida Duma Podcast", Fifi u pyet sërish për marrëdhënien me Flori Mumajesin. Me sa duket gjërat mes tyre vazhdojnë po njësoj, ajo nuk di asgjë për të e ndërsa përpiqet ta kontaktojë, rrugës ka dëgjuar disa gjëra jo dhe aq të mira të cilat nuk zgjedh t'i besojë.

"Unë nuk e di fare as ça bën Flori, as si është Flori, as...nuk kam informacion. Kam pyetur. Ca përgjigje që kam marrë s’më kanë pëlqyer. Ca përgjigje të tjera më kanë lënë kështu si neutral.

Po pa folur me të, unë nuk i besoj askujt, sepse thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta dhe dalin të mos kenë qenë ashtu."