Pas Kristit, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë për shkak të fëmijës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2026, 01:11
Pas situatës emocionale të Kristit, një tjetër moment i vështirë është shënuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Një tjetër banor ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga gara, pas një telefonate shqetësuese nga familjarët e tij.
Sipas informacionit të bërë të ditur, gruaja e banorit dhe vëllai i tij kanë kontaktuar produksionin për të njoftuar se një nga fëmijët e tij është sëmurë. Lajmi ka tronditur banorin, i cili ka reaguar menjëherë duke kërkuar të lërë shtëpinë për të qenë pranë familjes.
Situata ka krijuar tension dhe shqetësim mes banorëve të tjerë.
