Çfarë ndodhi? Pasi lexoi letrën e babait, Kristi kërkon të largohet nga shtëpia e 'BBVA'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2026, 00:45
Lufta e fortë e lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka sjellë momente të vështira emocionale për Kristin. I përfshirë plotësisht në dinamikat dhe tensionet e lojës, banori harroi ditëlindjen e babait të tij, gjë që e rëndoi psikologjikisht për disa ditë me radhë, duke e çuar deri në lot.
Gjatë prime-t të sotëm, Kristi u surprizua nga një letër prekëse e babait të tij. Në mesazhin emocional, i ati i shprehte mbështetjen e plotë, mirëkuptimin për mungesën dhe në fund theksonte se e priste Kristin jashtë shtëpisë me fitore.
Letra pati një ndikim të fortë emocional tek banori. Menjëherë pasi përfundoi leximi i saj, Kristi kërkoi të largohej nga shtëpia, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime të shumta mes banorëve dhe publikut.
