Krim pasioni në Aitoloakarnania/ Qëllohet kryetari i komunitetit

Komuniteti i Makrynias në Aitoloakarnania, Greqi, u trondit nga vrasja e kryetarit 51-vjeçar të komunitetit Lithovouni, Kostas Alexandris. Autori 45-vjeçar dyshohet të ketë vepruar për motive personale dhe romantike, pasi kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me gruan e viktimës.

Sipas hetimeve, autori priti viktimën dhe e qëlloi tre herë teksa 51-vjeçari po kalonte me makinën e tij, duke bërë që automjeti të përfundonte në një përrua. Viktima ishte gjithashtu i armatosur. Pas krimit, autori dorëzoi veten dhe armën, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat.