Meta bllokon mbi 4.7 milionë llogari në Australi ,pas hyrjes në fuqi të ligjit për fëmijët nën 16 vjeç

Prej 1 muaji që nga hyrja në fuqi e ligjit që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale në Australi janë bllokuar afro 4.7 milionë llogari të cilat përdoreshin nga fëmijë nën 16 vjeç. Ndërkohë, opozita thotë se ligji nuk ka funksionuar plotësisht.

Më shumë se 4.7 milionë llogari në mediat sociale janë bllokuar pas hyrjes në fuqi të ndalimit të përdorimit të rrjeteve për fëmijët nën 16 vjeç.

Llogaritë u kufizuan në platformat: Twitch, Kick, YouTube, Threads, Facebook, Instagram, Snap, X, TikTok dhe Reddit në atë që u konsiderua ndalimi më i madh në botë i këtij lloji.

Që nga 10 dhjetori, komisioneri i Sigurisë Elektronike u dërgoi pyetje secilës prej platformave, duke duke mbajtur kontate për tu siguruar se ligji po zbatohej siç duhet.