HETIM NDAJ “X” PËR IMAZHET! Qeveria britanike qëndrim të ashpër ndaj medies sociale të Elon Musk-ut

Qeveri britanike ka kërcënuar rrjetin social X në pronësi të miliarderit Elon Musk, me të ashpra, pas shpërndarjes së imazheve me përmbajtje seksuale të përpunuara nga Inteligjenca Artificiale. Nëse platforma nuk merr masa efektive, do të ketë sanksione dhe gjobat, deri në bllokim të X në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria Britanike ka vendosur një qëndrim të ashpër ndaj platformës së medias sociale X, në pronësi të Elon Musk pas shpërndarjes në masë të imazheve seksuale të krijuara nga Inteligjenca Artificiale, përfshirë përmbajtje që paraqet gra e fëmijë.

Sipas zytarëve këto imazhe janë prodhuar përmes mjetit të integruar të inteligjencës artificiale, Grok dhe konsiderohen jo vetëm të papërshtatshme, por pontecialisht të paligjshme nën legjislacionin Britanik për sigurinë online.

Në fillim të muajit Janar, Ofcom rregullatori i komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar ka hapur një hetim formal ndaj rrjetit social X për të përcaktuar nëse platforma ka shkelur legjislacionin, që kërkon nga platforma të mbrojnë përdoruesit nga përmbajtja e paligjshme , përfshirë imazhet seksuale të fëmijëve dhe materiale jo konsensuale intime.

Autoritetet britanike e kanë dënuar përdorimin e mjeteve të AI për të manipuluar foto të njerëzve duke i paraqitur në mënyrë seksuale dhe kanë nënvizuar se, nëse X nuk merr masa efektive për të paradaluar këtë përmbajtje, sanksionet mund të shkojnë nga gjobat e mëdha deri te bllokimi i platformës në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga ana tjetër, X ka tentuar të sqarojë situatën duke kufizuar funksionin e gjenerimit të imazhve vetëm për abonentët që paguajnë.

Ndërkohë, Elon Musk ka reaguar ashpër duke akuzuar qeverin Britanike për tentativë censurimi dhe duke e quajtur atë fashiste.

Situata nxjerr në pah shqetësimin global për sigurinë e përdoruesve dhe mungesën e mbrojtjes së fëmijëve ndaj imazheve të dëmshme të prodhuara nga inteligjenca artificiale.