Jupiteri dhe Saturni ndryshojnë gjithçka/ Astrologia zbulon shenjën e Zodiakut më me fat për vitin 2026

Astrologia Afërdita Zaja, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, tha se asnjë shenjë nuk do të jetë me fat në 2026, por Jupiteri dhe Saturni do të sjellin ndryshime të rëndësishme në jetën e njerëzve.

" Asnjë shenjë nuk është me fat. Gjithë njerëzit kanë sfida, por një periudhë është më e mirë e një tjetër më e keqe.

Ajo që  është lajm imirë për 2026 është Jupiteri dhe Saturni. Këto dy planetë do të ndryshojnë shenjën astrologjike dhe do të ndryshojnë edhe jetën tonë.

Asgjë nuk do të jetë stabile në këtë vit sepse Jupiteri do të ndryshojë", u shpreh Zaja.