“Nëse ikën Selin, vij unë te krevati jot”/ Miri i kthehet banorit: Hajde, puçi-puçi…

Brikena, Greta, Miri, Mali, Mateo dhe Kristi janë rikthyer në akuarium pasi Kristi nuk respektoi kushtin që Vëllai i Madh u kishte vendosur që të rrinin te pjesa tjetër e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Në një moment ata kanë biseduar rreth banorit që mund të lërë përfundimisht shtëpinë, mbrëmjen e sotme. E teksa po përmendin emrat e atyre që janë në nominim, Kristi tha se nëse ikën Selin, Greta mund të shkojë të flejë te krevati me Mirin.

Banorja u shpreh se nuk shkon se “ja liron krevatin mbretit”. Nga ana tjetër, Miri u shpreh se nuk do të ikë kurrë nga ai krevat. Këtu ndërhyn Kristi që thotë se do të shkojë ai.

Kristi: Nëse ikën Selin je me Mirin

Kristi: Miri ikën fare pastaj nga krevati se nuk qëndron më aty vetëm

Miri: Po pse duhet të pyes ty në fakt

Miri: Do të pyes ty a do iku apo jo. Aty kam për të qëndruar. Nuk kam për ta liruar kurrë atë krevat

Kristi: Unë do të vij aty po iku Selin

Miri: Hajde të dy, puçi puçi

Mateo: Filloi deklaratat, thuaj të paktën se kam problem, po puçi-puçi. Do bësh puçi-puçi me Kristin?

Mateo: Jo, faleminderit, vazhdoni

Miri: Rri pra, ça ke që reagon

Kristi: Unë do të shkoj të fle

Mateo: Ai thotë se do bëj puçi-puçi

Miri: Ku e di ti a do zgjas këmbën, dorën