Dëmtimet sfidojnë Elbasanin/ Rikthimet mbajnë gjallë shpresën për Kupën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 14:50
Elbasani vijon përgatitjet
Skuadra verdheblu ka rikthyer stërvitjet pas pushimeve të festave, duke punuar me intensitet të kontrolluar për të shmangur dëmtimet. Trajneri Gvozdenoviç i kushton rëndësi jo vetëm aspektit fizik, por edhe mental, duke kërkuar impenjim maksimal. Problemi kryesor mbeten disa lojtarë të dëmtuar, por rikthimi i tyre pritet të forcojë skuadrën për ndeshjen e rëndësishme kundër Flamurtarit në Kupë.
