Intervista me Bieta Sulon shtyhet/ Shkak: gjendja e rënduar e babait të Malit!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 18:19
Babai i Malit, Faik Retkoceri, ishte planifikuar të jepte pasditen e sotme një intervistë për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel. Megjithatë, kjo nuk ndodhi për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.
Moderatorja Bieta Sulo tregoi se pak minuta para se të nisnin provat për lidhjen direkte, motra e Faikut dërgoi një mesazh përmes telefonit të tij. “Pak minuta përpara, para se të bënim provën për lidhjen direkte, na vjen ky mesazh. Kur përgjigjemi në telefon me idenë që është ai, na del e motra në telefonin e tij që jeton në Francë”, tha Sulo.
