Sheki Useni rrëfen tmerrin e fëmijërisë: Si u rrëmbye vëllai nga xhaxhai!

 

Sheki Useni ka ndarë një histori të dhimbshme familjare gjatë pjesëmarrjes në rubrikën “Galeri” në emisionin “E Diell”. Ai tregoi se janë pesë fëmijë, por njëri prej vëllezërve është marrë nga xhaxhai, i cili nuk mund të kishte fëmijë dhe është rritur si djali i tij.

Useni rrëfeu se vëllai e ka mësuar të vërtetën vetëm pas 16 vitesh, çka ka qenë një tronditje e madhe për të gjithë familjen. Ai foli edhe për mungesën e shprehjes së dashurisë nga prindërit, veçanërisht nga nëna, për shkak të rrethanave familjare dhe presionit nga të afërmit. Sipas tij, kjo ka qenë një traumë që ka arritur ta shërojë me kalimin e kohës.