Trajneri Regragui pas barazimit kundër Malit: Kemi një shans ta shohim Hakimin, si titullar ose të hyjë si zëvendësues...
Trajneri Walid Regragui, duke folur për Achraf Hakimi dje pas ndeshjes kundër Malit (1-1) në Kupën e Kombeve të Afrikës u shpeh: “Qëllimi është të mos nxitohemi sepse ai pati një dëmtim serioz (në kyçin e këmbës), dhe ne duam ta rikthejmë gradualisht.
Në ndeshjen e tretë, kemi një shans ta shohim Achraf ose si titullar ose të hyjë si zëvendësues. Por ai do të jetë gati për ndeshjet eliminatore, kjo është e sigurt.”
Pyetja është: a duhet ta nisë ndeshjen dhe të zëvendësohet gjatë ndeshjes, apo duhet të futet në fushë gjatë ndeshjes? Do ta shohim në dy ditët e ardhshme.
Sidoqoftë, sot pritej që ai të luante të paktën dhjetë minuta. Por duke pasur parasysh mënyrën se si u zhvillua ndeshja, intensitetin dhe rezultatin, ne preferuam të mos merrnim rreziqe sepse kishim edhe frikë se mos e vinim në rrezik,” - tha ai.
