Nga tensionet te surprizat: Nata e djeshme në BBVA

 

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në BBVA 5 mbrëmë.


Prime i djeshëm i BBVA 5 nisi me tension dhe u mbyll me surpriza.

Kristi ndezi debatet që në fillim me ndarjen e krevateve. Ilir Vrenozi refuzoi të flinte burrë-me-burrë, ndërsa Selina u ndie e disrespektuar nga vendosja në një krevat me Mirin. Situata u qetësua përkohësisht me zgjidhjen e Arbrit: një nga koka, një nga këmbët.

Moment emocional solli hyrja e banorit të ri, banori i parë i verbër në historinë e Big Brother VIP Albania. Lot, përqafime dhe reagime të forta shoqëruan prezantimin e Stenaldos, i cili u shfaq i qetë dhe i artikuluar.

Kristi vijoi lojën e tij duke mashtruar banorët, pasi i mblodhi në dhomën e ndjenjave duke i bërë të besonin se ishte thirrje e Vëllait të Madh. Veprimi irritoi disa prej tyre, ndonëse u cilësua si “lojë”.

Në fund, tre banorë të rinj iu bashkuan shtëpisë: Armela (ish-banore e BB9), Juxhin Plovishti dhe një tjetër hyrje që ndryshoi dinamikën e lojës.

Prime-i u mbyll me një shtëpi më të mbushur dhe tensione që sapo kanë nisur.