Fabrizio Corona trondit Italinë: Alfonso Signorini ka keqtrajtuar banorët e "Grande Fratello"!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2025, 16:05
Një zbulim i fundit i paparacit të njohur në Itali, Fabrizio Corona, ka hedhur dritë mbi sistemin e korruptuar dhe të shthurur që ka dominuar në televizionin italian për 20 vite.
Corona ka nxjerrë mesazhe dhe fotografi që duket se po ‘fundosin’ Alfonso Signorini-n, një ndër gazetarët më të njohur të Italisë.
“Nëse nuk fle me Signorinin, nuk futesh dot në ‘Grande Fratello’”, thotë Corona në episodin e publikuar në “Youtube” me titullin “Çmimi i suksesit”.
“Rasti zero” që ekspozoi “sistemin Signorini”, siç e quan paparaci i njohur, është Antonio Medugno, një i ri napoletan, pjesë e GF në vitin 2022.
Sipas Corona-s, çmimi që pagoi i riu për t’u bërë i famshëm ishte marrëdhënia seksuale me Signorinin, kokën e “Grande Fratello”.
