PSG FITON TROFEUN E 6-TË/ Francezët mundi Flamengon në Kupën Ndërkontinentale
PSG ka fituar trofeun e gjashtë sezonal. Francezët mposhtën në finale me penallti Flamengon në finalen e kupës ndërkontinentale, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1 me 1.
PSG konfirmoi dominimin absolut në futbollin europian dhe botëror për vitin 2025. Skuadra e Luis Enrike e ka mbyllur vitin me një tjetër trofe, teksa ka ngritur lart edhe kupën Ndërkontinentale.
francezët mposhtën në finale skuadrën braziliane të FLamengos. Kampionëve të europës iu deshën penalltitë për të triumfuar në një sfidë e cila u mbyll në barazim 1 me 1.
Psg nuk shkëlqeu në doha,por ia arriti të fitojë një përballje prestigji për tu shpallur ekipi më i mirë mes kontinetit europian dhe atij amerikës së jugut.
Parizienët e nisën ndeshjen, duke krijuar disa raste shënimi. Dominimi u shpërblye në minutën e 38-të, kur Kvaratshela përfitoi nga një dalje e pasigurt e portierit Rossi për të shënuar golin e avantazhit.
Pas një ore lojë, braziljanët arritën të rikthenin baraspeshën. Zhorxhinjo ktheu në gol një penallti duke barazuar sfidën.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga të dyja skuadrat, koha e rregullt dhe ajo shtesë nuk sollën gol tjetër. Në penallti më të saktë u treguan francezët duke triumfuar me rezultat 2-1 dhe duke u shpallur fitues të trofeut. Protagonist ishte portieri Safonov i PSG-së, i cili priti 4 penallti të braziljanëve, ndërsa Vitinja dhe Mendez u treguan të saktë nga 11 metrat.
Kështu PSG e mbyll vitin si kampion të ligës së parë franceze, Ligës së Kampionëve, Kupës së Francës, Kupës së Kampioneve dhe Superkupës UEFA.
