"Nuk ma ka parë djalin që 2 muajsh"/ Çfarë ka ndodhur mes tyre? Fifi flet për Flor Mumajesin: Do iki t'ia thyej derën...

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka qenë e ftuar në podcastin "The Dalina Show", ku foli edhe për raportin që ajo ka me Flor Mumajesin.

Para disa kohësh Fifi deklaroi se ka një vit që i shkruan këngëtarit dhe nuk merr përgjigje.

E pyetur nga Dalina Buzi se si është kjo marrëdhënie mes tyre sot artistja u përgjigj:

Vazhdojmë njësoj, unë i shkruaj, ai s’kthen. Çfarë të bëjmë.”

Më tej, Fifi shtoi me shaka: “Ndoshta duhet t’i shkoj te dera t’ia thyej.”

E pyetur se përse ka kaq shumë nevojë të ketë kontakt me Florin, ndonëse nuk i kthen përgjigje prej kohësh, Fifi u përgjigj:

Po, është daja i Theo Malit [djalit të Fifit], është shoku im i shpirtit dhe s’mund ta imagjinoj mos të flas me… Domethënë, djalin tim e ka parë vetëm kur ka qenë djali dy muajsh.”

Duke rikujtuar se si lindi shoqëria mes tyre, Fifi tha:

Prej muzikës [lindi shoqëria]. Kemi punuar bashkë në periudhën 2020-2021. Energjinë e kemi të njëjtë shumë. Patjetër që e kam të nevojshme [të flas me Florin]. Besoj që edhe ai e ka të nevojshme të flasë me mua.”

Në fund, Fifi tha se “kushedi se ku i ka ngelur hatri” që refuzon të flasë me të, duke përsëritur edhe një herë shakanë se e vetmja zgjidhje që i ka mbetur tani, është të shkojë t’i thyejë derën për të komunikuar me të.

Duke rikujtuar dhe një episod nga 2019-a ku dyshja papritur hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, pasi u përfolën edhe për një lidhje romantike madje, Fifi shpjegoi se kishte qenë një moment gjaknxehtësie:

Ai ka qenë moment euforik, isha 25 vjeç, isha e vogël.”